Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 438 mijë e 334 vota apo 49,95 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 148 mijë e 296 vota apo 16,9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 110 mijë e 978 apo 12,64 për qind, List Srpska 44 mijë e 404 vota apo 5,06 për qind ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 62 mijë e 111 vota apo 7,07 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësisoj, VV-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvend, PDK-ja 19, LDK-ja 15, Lista Srpska 10 dhe AAK-ja ka 8 deputetë.
Zëdhënësja e KQZ-së, Valdete Daka tha se brenda 24 orëve, subjektet politike apo edhe kandidatët do të kenë mundësi të bëjnë ankesë për ndonjë pakënaqësi ne Panelin për Ankesa dhe Parashtresa të KQZ-së