Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 kuvendet komunale.
Kështu, KQZ përmbylli procesin e zgjedhjeve për Kuvende Komunale.
Në Prishtinë, LVV-ja do të ketë 17 ulëse në Kuvendin Komunal.
Në Deçan, AAK-ja me më së shumti vota ka marrë 16 vende. Në Gjakovë, sërish AAK-ja ka marrë 11 vende.
Në Gllogovc me më së shumti vota, PDK-ja do të ketë 14 vende.
Edhe
Rinumërimi përfundon në 15 komuna
Në Gjilan, LDK-ja me më së shumti vota do të ketë 14 ulëse.
PDK-ja në Dragash do të ketë 9 ulëse.
Ndërkaq, në Istog LDK-ja me më së shumti vota do të ketë 11 ulëse.
Në Kaçanik PDK-ja do të ketë 12 ulëse.
Në Klinë, AAK-ja do të etë 11.
LDK-ja si parti e parë në Fushë Kosovë, do të ketë 10 vende.
Në Kamenicë, LVV-ja do të ketë 7 ulëse.
Në Mitrovicë të Jugut, PDK-ja merr 14 vende.
Në Lipjan, LDK-ja do të ketë 16 ulëse.
Iniciativa Qytetarë për Obiliq do të ketë 9 ulëse në Kuvendin Komunal të Obiliqit.
Në Rahovec, AAK-ja ka 12.
Në Pejë LDK-ja do të ketë 15.
Edhe
KQZ-ja përmbyll procesin e zgjedhjeve lokale
Në Podujevë, LDK-ja me 14 ulëse.
LVV-ja në Prizren do të ketë 12 ulëse.
Në Skenderaj, PDK-ja 17. Po ashtu në Shtime PDK-ja do të ketë 9.
Në Suharekë, me më së shumti vota AAK-ja do të ketë 12 vende.
PDK-ja në Ferizaj do të ketë 17. Në Vushtrri do të ketë 11.
LDK-ja në Viti 11.
Në Malishevë, Nisma do të ketyë 10.
Në Junik AAK-ja 6.
Në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës do të ketë 8 vende.
Në Han të Elezit, PDK-ja 6.
Në Leposaviq, Lista Serbe do të ketë 19 ulëse. Në Novobërdë po ashtu Lista Serbe, 10 ulëse. Në Shtërpcë do të ketë 10 ulëse Lista Serbe, në Zubin Potok 15, në Zvecan 18. Në Graçanicë 18 ulëse. Në Ranillug 15, ndërsa në Partesh LS do të ketë 13 ulëse. Në Kllokot do të ketë 5 dhe në Mitrovicë të veriut 17.
Edhe
LDK-ja e para, do t’i udhëheqë komunat me rreth 460 mijë banorë
Lexoni më shumë: Rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale