Arbëri

Kërkohet hetim i votave të ardhura nga diaspora

 

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar të hetohen votat të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, për shkak të dyshimeve se në ato vota mund të ketë pasur manipulime, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka thënë se i ka parë disa nga fletëvotimet që po ruhen në Ministrinë e Transportit dhe sipas tij duket qartë se një numër me të madh i ka shkruar i njëjti person.