Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja bën homazhe për Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe te varri i Fehmi Aganit, në 18 vjetorin e vrasjes së tij. Bashkë me familjen e të ndjerit, homazhet janë bërë në emër të kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetar i LDK-së dhe kryesisë së kësaj partie.

“Ne përkujtojmë veprën e tij madhore. Ka qenë padyshim ndër njerëzit kryesor që i ka pri lëvizjes sonë shumë vjeçare, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova dhe padyshim që mungesa e tij ndihet shumë sepse ka jo vetëm njeri i shkencës por edhe politikës, njeri largpamës dhe për shumë vite po i mungon jetës institucionale të vendit tonë dhe asaj akademike”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Profesori dhe aktivist i LDK-së, Fehmi Agani ishte vrarë nga forcat serbe më 6 maj 1999.