Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës që po mbahet aktualisht, që është thirrur për bartjen e disa mjeteve të projekteve për të mbuluar borxhet e dy ndërmarrjeve, partitë opozitare po e akuzojnë qeverisjen e Shpend Ahmetit për dështim dhe menaxhim joefikas të buxhetit.
Vjosa Hamiti nga Vetëvendosje, ka thënë se kjo është një tendencë për maskimin e dështimeve për realizimin e gjashtë projekteve të mëdha kapitale, raporton "Koha Ditore".
LEXOJENI EDHE KËTË
Shefki Gashi nga LDK-ja, ka thënë se “t’iu merren paratë e tatimit në pronë qytetarëve të Prishtinës dhe t’iu jepen avokatëve të Pallatit të Rinisë, është sikur me të vra ‘reja’”. /Salie Gajtani Osmankaq
Artikuj të ngjashëm
-
Për mosshpenzimin e 30 milionë eurove, LDK-ja kërkon masa ndaj kryetarit Ahmeti
-
LDK: Qeverisja e Shpend Ahmetit ka dështuar në projektet e infrastrukturës
-
LDK në Prishtinë kritikon ashpër Shpend Ahmetin
-
LDK numëron “dështimet” e Ahmetit
-
LVV-ja fajëson LDK-në e PDK-në për krizën buxhetore në Prishtinë, ndërsa Abdixhiku LVV-në