LDK-ja në kryeqytet ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti, shkaku i mosmenaxhimit të duhur të buxhetit.
Për këtë, asamblistët në Prishtinë thonë se ai duhet edhe të kërkojë falje publike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zyrtarëve të LDK-së, krejt ky keqmenaxhim i parasë publike, ka ndodhur kur Prishtina ka nevojë për investime.
Në një konferencë për media, asamblisti i LDK-së, Shefqet Osmani, i ka quajtur skandaloze të dhënat e raportit financiar për vitin 2019, veçanërisht bartjen e 28 milionë eurove në buxhetin e këtij viti.
Kjo shumë e pashfrytëzuar nga buxheti i vitit paraprak, sipas Osmanit, po bëhet në kohën kur Komunës së Prishtinës po i mungon një qeverisje cilësore dhe e përgjegjshme.
Ndërsa, sa i përket shpenzimeve të tjera, Osmani ka thënë se Komuna i ka rritur shpenzimet në shumë fusha, kryesisht, siç ka thënë ai, ato të luksit.
Megjithatë, ditë më parë Ahmeti kishte thënë se këto mjete nuk do të mbeten pa u shfrytëzuar, pasi ato barten në buxhetin e vitit 2020.