Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, sot kanë harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton kumtesa partiak e LDK-së.
Hoti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe ka komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it.
Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Hoti fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin.
Artikuj të ngjashëm
-
PDK-ja s’e nënshkruan mocionin e mosbesimit
-
Kryesia e LDK-së mblidhet për të diskutuar mocionin e mosbesimit
-
Opozita paralajmëron Qeverinë se “mocioni i mosbesimit është afër”
-
Hoti: LDK-ja do të procedojë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë por s’pranon kushtëzime
-
Osmani: Ende s’kam biseduar me VV-në për mocionin, koalicioni i paqëndrueshëm