Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka konfirmuar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa e sheh të pamundur bashkëpunimin me PAN-in, por jo me AAK dhe Nismën.
Mustafa në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se çdo marrëveshje me PAN-in, është marrëveshje me Kadri Veslin, pasi ai e përfaqëson atë koalicion, siç e përfaqëson edhe Mustafa koalicionin e LAA, ndërsa tha se Ramush Haradinaj është vetëm kandidat i tyre për kryeministër i PAN-it.
“Ne do të jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me AAK-në dhe Nismën, kur ata do të tërhiqen nga PAN-i dhe atëherë do t’u themi ulemi të bisedojmë dhe ta formojmë qeverinë”, tha Mustafa.
Ai thotë se nëse PAN-i i ka votat, lë ta bëjnë qeverinë.
“Ne do ta pranojmë çdo qeveri e cila formohet në mënyrë demokratike”, ka thënë Mustafa për rtk, transmeton kp.
-
Mustafa i LDK-së ia kthen VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra për president
-
Mustafa: Deri tash nuk ka asnjë emër për president, zgjedhjet janë të evitueshme
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
Rrahmani i PDK-së: Kurti ka qëllim shkatërrimin e LDK-së
-
Mujaj: Brenda LDK-së ka interes për të bashkëqeverisur me LVV-në