Arbëri

LDK dënon sulmin ndaj autobusit urban

Dega e LDK-së në Dardani ka dënuar thyerjen e xhamave të autobusit të ri të “Trafikut Urban” duke thënë se “dëmtimi i pronës publike është i papranueshëm”.

Por, ajo thotë se të akuzohet një subjekt politik për dëmtim prone pa argumente është vetëm një skenar i Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

“Dëmtimi i pronës publike i papranueshëm. Të akuzohet një subjekt për dëmtim prone, sikur kjo me autobus, pa asnjë argument është vetëm një skenar i pritur i VV-së”, thotë kjo degë e LDK-së përmes një postimi në Facebook.

Më tutje kjo degë thotë se, “LDK është subjekt i njohur si parti institucionaliste dhe që kurrë nuk dëmton pronën. Eksperta për me kall vetura, objekte dhe vet shtetin janë pikërisht këta që po akuzojnë të tjerët”.

“LDK i gëzohet çdo përparimi dhe qytetarët janë ata që e dinë më së miri këtë”, shkruan dega e LDK-së në Dardani.