Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK akuzon partnerin në Qeveri për vonesa në miratimin e pakos fiskale 2.0

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar që javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të votojë pakon fiskale 2.0.

Fajin për këtë vonesë, Hoti ia ka vënë ish-partnerit qeverisës, PDK-së, që sipas tij, dy herë e kanë shtyrë votimin e kësaj pakoje.

Këto komente u bënë në një takim të mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i saj, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar formimin e shpejtë të institucioneve, në mënyrë që ekonomia dhe biznesi të mos mbesin peng i vakuumit institucional.

Në këtë takim është diskutuar për Procesin e Berlinit, që do të mbahet në Trieste të Italisë dhe ku do të marrin pjesë 140 biznese nga Evropa Juglindore dhe ku Kosova do të jetë pjesëmarrëse.

Hoti në këtë takim ka përmendur edhe Udhëzimin administrativ për naftëtarë, për qasje në rrugë.