Lëvizja për Bashkim masat e Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës i quan të nevojshme dhe të domosdoshme. Andaj, LB do të jetë në anën e Qeverisë, në këtë drejtim, dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë. Madje, këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera, deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë.
Vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të burojnë as nga ndjenja populiste e as nga raporte inatçore, por të jenë të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët. Tash, Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave dhe efekteve të mundshme anësore që mund të prodhojë një politikë e tillë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
-
LB: Taksa ndaj Serbisë e domosdoshme, vendime të tilla s’duhet të jenë populiste a inatçore
-
Opozita kundërshton planin e Kurtit për largimin e taksës
-
Sipas analistëve, masa e reciprocitetit karshi Serbisë është më e favorshme për Kosovën
-
Partitë politike pohojnë se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve
-
Limaj: Ka ardhur koha që të heqim taksen ndaj Serbisë