Lëvizja për Bashkim, përmes një njoftimi për media thotë se ka analizuar situatën pas masave të Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe ka ardhur në përfundim se ato janë të nevojshme dhe të domosdoshme.
Andaj, LB do të jetë anën e Qeverisë, në këtë drejtim, dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë. Madje, këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera, deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë.
“Vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të burojnë as nga ndjenja populsite e as nga raporte inatçore, por të jenë të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët. Tash, Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave dhe efekteve të mundshme anësore që mund të prodhojë një politikë e tillë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në njoftimin e LB-së.
-
LB: Vendimi për taksën i drejtë, të jetë edhe i qëndrueshëm
-
LB-ja s’merr pjesë në zgjedhje, arsye qëndrimet e partive kundër ndryshimit të kufijve
-
Partitë politike pohojnë se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve
-
Analistët ftojnë Qeverinë t’i shqyrtojë thirrjet ndërkombëtare për taksën
-
LB: Ose ripërcaktim të kufijve, ose reciprocitet të gjithanshëm