Lëvizja për Bashkim (LB) e ka vlerësuar Planin evropian si një marrëveshje që e largon edhe më tepër zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një reagim të LB-së dërguar mediave thuhet se është i rrezikshëm dhe i çuditshëm fakti se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pajtuar me këtë plan.
“Është mjaft i çuditshëm dhe shumë i rrezikshëm fakti se kryeministri i Kosovës qenka pajtuar me këtë plan. Qytetarët me plot të drejt pyesin: ku mbetën 6 kushtet e kryeministrit tonë?! Ku mbeti njohja e Kosovës?! Ku mbeti reciprociteti në të drejta i veriut të Kosovës me Luginën?! Apo të gjitha këto janë vetëm për konsum të brendshëm e për manipulim të qytetarëve!?”, thuhet në reagim.
LB-ja është shprehur kundër miratimit të këtij Plani. “Ky Plan, - së bashku me asociacionin dhe autonominë për serbët, të kamufluar në brendësi të planit, - paraqet një të keqe të madhe dhe afatgjatë për Kosovën”, thuhet në reagim.
LB-ja ka vlerësuar se “ajo që shërben si mashtrim i madh, është pjesa e planit që flet për integrimet evropiane, duke e shmangur kërkesën për njohje të Kosovës nga Serbia në tërësi”.
“Në tërësinë e tij, ky propozim jo vetëm që nuk e trajton drejt problematikën në mes të Kosovës dhe Serbisë, por shkon edhe më tutje: plani e komplikon dhe kështu e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e problemeve reale të mbetura të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë, si për nga mënyra e trajtimit të pavarësisë së Kosovës, ashtu edhe për faktin se propozon zgjerim të mëtutjeshëm të privilegjeve për serbët e Kosovës dhe forcon lidhjen legale të “komunitetit të vet-menaxhuar” me Serbinë”, thuhet në reagim.
Edhe
PDK-ja e cilëson si mundësi të humbur për Kosovën pranimin e Planit evropian nga Kurti
Sipas LB-së edhe më e rëndë është që Kosovës i kërkohet formimi i Asociacionit.
“Për të qenë edhe më e rëndë pesha e dëmit nga plani, edhe në pikën 10 të planit, por sidomos me pjesën e aneksit të planit (ende jozyrtare), Kosovës i kërkohet formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe!”, thuhet në reagim.
- Rimendimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe limitet e Bashkimit Evropian
-
Kurti: S’mund të gaboj me Asociacionin, Lajçak ta çojë draftin e tij në Komisionin e Venecias
-
Kurti paralajmëron dëme në dialog nëse ai përzihet me procesin drejt KiE-së
-
Kosova synon “eliminimin e skepticizmave” për anëtarësim në KiE