Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi: Shiu i rrëmbyeshëm në Rahovec ka shkaktuar dëme në bujqësi dhe amvisëri

Këtë të hëne pasdite në komunën e Rahovecit shiu i furishëm ka krijuar vërshime në qytet dhe në disa fshatra të tij.

Por sipas kryetarit të kësaj komune, Smajl Latifi, gjendja ka filluar të stabilizohet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se zonat që janë prekur më shumë nga shiu i rrëmbyeshëm janë qyteti dhe fshatrat si Brestoci, Fortesa, Pataqani i Poshtëm dhe Sopniqi.

Gjithashtu, sipas Latifit, shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme kryesisht në bujqësi dhe amvisëri, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme.

{gallery}

Postimi i plotë i Latifit:

Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot, gjendja ka filluar të stabilizohet!

Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në Rahovec, Brestoc, Fortesë, Pataqan të Poshtëm e Sopniq, ku gjendja ishte më e rëndë.

Problemet më të mëdha janë hasur në qytet dhe në vendbanimet e sipërthëna, ku është dashur edhe angazhimi i “Eko Regjionit”, “KRU Gjakovës”, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, kompanitë vullnetare si dhe qytetarë vullnetar, të cilëve ju jemi shumë mirënjohës!

Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve, konkretisht drejtoritë e Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Emergjencave dhe Urbanizmit.

Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme.

Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm të kryejmë gjithë atë që mundemi, në mënyrë që ta kapërcejmë bashkërisht sa më lehtë gjendjen”.