Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se Kosovës i duhen deri në 10 vjet për ta rregulluar shëndetësinë.
Ai tha se shëndetësisë në Kosovë i duhen më pak se 20 vjet për të qenë më mirë.
“Ne nuk na duhen 20 vjet me rregullu shëndetësinë, por na duhen shumë më pak. Brenda 5-10 vjet shëndetësia e Kosovës mund të jetë në gjendje të shkëlqyeshme dje mund të jemi shembull për vendet në zhvillim”, tha ai në Deskun e KOHËS.
Latifi foli edhe për kohën sa ishte këshilltar i atëherë kryeministrit Hashim Thaçit. Tha se planet që kishin më 2009 për shëndetësinë, nuk u përmbushën.
“Kam qenë këshilltar special ndërkombëtar, kam qenë 5 ditë në Kosovë. Kemi bë një analizën më 2019 për ish-kryeministri Thaçi dhe kemi konstatuar se të njëjtat gjëra që i kemi parë më 2009 janë edhe sot. Unë s’kam qenë pjesë e qeverisë kurrë. Kam qenë këshilltar më gjatë, fizikisht në Kosovë vetëm 5 ditë”, ka thënë ai.
“Asnjë nga programet që ne e kemi përgatitur nuk janë zhvilluar. Ne atëherë kemi kërkuar që të ketë sigurime shëndetësore, të fillojë sistemi i traumës, por s’janë bërë kurrë”.