Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Latifi për 10 muaj bëri krejt çka mundi, e vazhdoj komunikimin me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Rifat Latifi sa ishte ministër i Shëndetësisë, ka bërë krejt çfarë ka mundur. Kurti tha të hënën para mediave se Latifi është person që reflekton mbi punën e tij, dhe sa ishte ministër, "punoi me kapacitet të plotë".

“Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti.

Pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin, Kurti tha se Qeveria nuk po e kursen buxhetin për ta shpenzuar në importin e energjisë, por siç u shpreh ai, paratë po shfrytëzohen por edhe po kursehen.

“Po tregojmë se është e mundshme të mos i shpenzojmë të gjitha paratë. Ne edhe zvogëlojmë borxhin, edhe kursejmë paratë. Kjo është Qeveri e mirë demokratike dhe nuk jep para për punët që nuk kryhen. Asnjëra prej shifrave (ekonomike v.j.) që kam prezantuar nuk mund të kontesohen. Të arriturat tona janë të pakontestueshme. Nuk mund të them që rritja e eksporteve dhe e e bizneseve është dora e Qeverisë. Dora është e punëtorit, por ne e kemi vullnetin dhe detyrën”, tha ai.

Për borxhin e Komunës së Gjilanit, Kurti deklaroi se Hyseni i gjeti 26 milionë euro borxhe kur erdhi në qeverisje, e tash sipas tij, po paguhen.

Edhe Kurti e Latifi mbyllin bashkëpunimin me falënderime, s’tregojnë arsyet pse ndanë rrugët LAJMET E MBRËMJES Kurti e Latifi mbyllin bashkëpunimin me falënderime, s’tregojnë arsyet pse ndanë rrugët

Sipas Kurtit, për 10 muaj qeverisje, Gjilani i ka paguar 5 milionë euro borxhe.

“Takimi me Hysenin ishte takim për të mësuar për rezultatet e qeverisjes së drejtë të kryetarit Alban dhe të VV-së për këta 10 muaj, por edhe për planet në vijim. Prezantimi ishte i gjatë, për shkak edhe të punëve të mëdha. Është gjetur një borxh prej 265milionë, për 10 muaj janë zvogëluar 5 milionë euro borxh”.