Arbëri

Latifi paralajmëron vjeshtë të vështirë: Duhet të mësohemi me koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, paralajmëroi vjeshtë të vështirë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi.

Ai theksoi të dielën se do t’i marrin masat në bazë të vlerësimit të gjendjes.

“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet”, deklaroi ai për EO.

Madje, kreu i këtij dikasteri bën thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, duke shtuar se “duhet mësuar për disa vite të jetohet me pandeminë”.

“Na duhet të mësohemi me Covidin për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër”, tha Latifi.

Sipas tij, shumica e qytetarëve në Kosovë janë vaksinuar, por që nëse dikush ende ka dilemë, duhet të vaksinohet.

“Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet, sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër”, ka përfunduar i pari i MSH-së.

Javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të rasteve pozitive me COVID-19./EO/