Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi: Organet e rendit t’i zbardhin rastet e cenimit të pronave

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pasi ka vlerësuar shqetësuese ndodhitë e ditëve të fundit në fshatin Opterushë dhe ka kërkuar nga organet e rendit që t’i zbardhin rastet e vjedhjeve dhe keqbërësit t’i sjellin para drejtësisë.

Ky veprim i Latifit ka ardhur pas reagimeve të banorëve të fshatit Opterushë, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me rastet e shpeshtuara të vjedhjeve në këtë lokalitet.

Ndërkohë zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se lidhur me këto raste janë intervistuar disa persona, dhe se po punohet për zbulimin e kryesve të këtyre veprave penale.

Kryetari Latifi përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se të martën mbrëma ka zhvilluar një takim joformal me zyrtarët policorë të stacionit në Rahovec.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm