Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi: Në VV problemet nisën rreth financave - Kurti, autokrat që kërkon hisen e vet

Sipas analistit, Blerim Latifi, kandidati për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kishte planifikuar një skenar, si ai që po ndodh aktualisht në këtë parti.

Ai thotë se Kurti, pas përplasjeve të fundit brenda partisë, po e kërkon hisen e vet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Problemi është se Albini është një person i indoktrinuar me majtizmin ekstrem. Pikëpamjet e tij janë të vërteta absolute, ai konsideron që ka zbuluar të vërteta absolute. Ai është një autokrat që është rrit brenda Vetëvendosjes dhe tash po e kërkon hisen e vetë”, ka thënë Latifi në Rubikon të KTV-së.

Procesi nëpër të cilin po kalon Lëvizja Vetëvendosje sipas Latifit, “është pastrim para se të vijë lideri i madh në krye të partisë”.

Sipas tij, problemi fillestar ishin financat brenda partisë.

“Shkëndija e cila ka ndez konfliktin ka qenë për një problem banal financiar. Ju e dini që Vetëvendosja e ka pas një rregull që kush ka rroga të shtetit m’i jep për parti dikur rreth 30% dhe disa zëra e kanë kundërshtuar”, ka thënë ai.

“Konsideroj se në përfundim të këtij procesi do ta kemi një parti monolite me një lider autokratik të cilit i duartrokasin masat”, shtoi tutje Latifi.