Arbëri

Latifi kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është kthyer sot nga Haga.

Latifi ka qenë i ftuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Latifin e kanë pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorët e komunës.

Ish-komandanti i Batalionit të 3-të të Brigadës 124 të UÇK-së, ishte thirrur fillimisht për t’u intervistuar më 30 tetor, por intervista për të është shtyrë disa herë. Atij i ishte kërkuar të sillen dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën.

Zyrtari i AAK-së kishte thënë se është i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, prandaj edhe i është përgjigjur ftesës duke u treguar hetuesve dëshmitë për krimet e bëra nga Serbia.