Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka marrë vendim mbi përfundimin e marrëdhënies së punës të zyrtarit komunal H.H., për shkak se ky i fundit është dënuar nga gjyqësori me 8 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Dënimi ndaj zyrtarit në fjalë fillimisht ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndërkohë që ka marrë formën e prerë pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas përfundimeve të gjyqësorit, H.H. me mjetet e buxhetit të Komunës së Rahovecit kishte paguar faturat e rrymës së dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij, ndërkohë që tjetrën e ka pasur në shfrytëzim.
Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të konfirmuar edhe nga Apeli, kryetari Vehapi ka nxjerrë vendimin për largimin nga puna të zyrtarit të dënuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të K.R.U “Gjakova”, me mjete të kompanisë kyçën privatisht në ujësjellës qytetarët
-
Dënohet me 4.000 euro zyrtari komunal në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës
-
Dënohen me nga tre vjet burgim dy persona për keqpërdorim të detyrës
-
10 muaj burgim zyrtarit të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës
-
Tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare