Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lansohet platforma që përfaqëson interesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Është lansuar sot platforma "Bëhu Zëri Im", që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe në fuqizimin e tyre edhe në nivel ndërkombëtar.

Kjo platformë është themeluar nga katër organizata joqeveritare, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave, Medica Gjakova dhe Medica Kosova, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimim e të Mbijetuare të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, tha se përmes kësaj platforme synojnë të jenë zë i fuqishëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes saj, Rushiti tha se do të ngritin këtë çështje në nivel ndërkombëtar, e që synojnë që kauza të cilën e ka kjo platformë të jetë zë i fuqishëm edhe në dialogun me Serbinë.

"Edhe pse jemi vonuar, nuk dihet ta lëmë anash drejtësinë e cila nuk është arrit. Ideja për këtë platformë ka filluar në vitin 2018, për te mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo platformë përveç që ka për qëllim përforcimin e kauzës, ka për qëllim ngritjen e kësaj kauze në nivel ndërkombëtar. Ne mendojmë edhe më tej të forcojmë zërin e viktimave", tha ajo.

Edhe Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë Arbëri Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë

Edward Lister nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se platforma e lansuar sot do të jetë një zë i fuqishëm në adresimin e nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

"Është me rëndësi të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale", tha ai.

Mirlinda Sada, drejtoreshe e Medica Gjakova, tha se është dashur bukur kohë që të mbijetuarit e dhunës seksuale të flasin.

Si organizata joqeveritare, ajo bëri të ditur se kanë filluar të ofrojnë ndihmë edhe për familjarët e të mbijetuarve të dhunës seksuale, pasi traumat janë bartur edhe tek ta dhe në disa gjenerata.

Edhe Rrëfimi i Nishorit frymëzoi katër burra të lajmërohen si të mbijetuar të dhunës seksuale LAJMET E MBRËMJES Rrëfimi i Nishorit frymëzoi katër burra të lajmërohen si të mbijetuar të dhunës seksuale

"Përkrahja që pritnin gratë nuk u gjet as tek familja e as tek shoqëria. Ato nuk guxonin të flisnin. Në fillim ishin pak dhe ishin vetëm, mirëpo ato pas disa viteve pranuan atë që u kishte ndodhur dhe ndanë historitë e tyre para shoqeve dhe shoqërisë. Ishin këto 4 organizata joqeveritare që përkrahën dhe vazhdojnë të përkrahin të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe ofrojnë ndihmë në fusha të ndryshme", u shpreh ajo.

Drejtoresha e Medica Kosova, Veprore Shehu, kujtoi fillimet e para të punës në organizata, për çka tha se për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe traumave të shumëfishta që viktimat kanë pasur, ka qenë shumë e vështirë paraqitja edhe e ofertës për ta.