Do të ishte mirë që nga ata që flasin për konflikt të ngrirë ndërmjet Serbisë e Kosovës të dëgjojmë se sa do të zgjaste ky konflikt i ngrirë dhe pasi të shkrihet – a do të luftohet dhe apo do të bisedohet rreth tij.
Kështu ka thënë nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.
Ai për tv Pink ka theksuar për propozimin vetëm për shtyrje të zgjidhjes së problemit me Kosovën, askush s’e shton pyetjen se çfarë fitohet me këtë në planin ndërkombëtare dhe duke bërë kështu a do të rritet apo do të zvogëlohet numri i serbëve dhe si do të jetonin ata në gjendjen e tendosjes së përhershme në Kosovë.
Lajiq mendon nuk është reale të pritet e që numri i serbëve të jetë më i madh për 10 ose 20 vjetët e ardhshëm nëse ata vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
-
Zeqiri për ndarjet politike: Sikur sapo kemi dalë nga ndonjë luftë civile
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci nuk e kërcënon Serbinë
-
Janjiq e rikujton konceptin që e dha për Kosovën më 1997: Nuk do të kishte luftë
-
Janjiq: Ndarja apo Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve