Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njoftuar Zyra për Shërbim të Jashtëm të BE-së.
Mandati i tij do të jetë deri në fund të janarit.
Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandati Lajçakut, ashtu siç ishte paralajmëruar. Vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në fillim të korrikut, pas kërkesës që është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.
Në prill, nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së ishte njoftuar se Lajçak është kandidat i tyre për ambasador të BE-ë në Zvicër.
Lajçak ka marrë mandatin si i dërguar special i BE-së për dialogun nga 2 prill i vitit 2020.
-
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
-
BE: Lajçaku deri në fund të janarit, jemi duke përzgjedhur pasuesin e tij
-
Lajçaku viziton Serbinë më 10 shtator
-
Njohësit: Serbia ta konfirmojë tërheqjen e letrës së Bërnabiqit, jo Lajçaku
-
“Zhvillime të paparashikuara”, Lajçaku nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër