Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku tregon se çfarë u diskutua në takimin me Osmanin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka diskutuar me presidenten Vjosa Osmani gjatë takimit që e patën sot në Prishtinë.

“Si pjesë e vizitës sime, u takova me presidenten Vjosa Osmani. Patëm një diskutim të frytshëm për situatën në veri të Kosovës dhe mundësitë e shtensionimit përgjatë kërkesës së BE-së të 3 qershor, si dhe rëndësinë e koordinimit me miqtë dhe aleatët e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Po ashtu Lajçak ka njoftuar edhe për takimin që pati me shefin e ri të EULEX-it, Pietro Barbano dhe me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin, Angelo Michele Ristuccia.

“Shkëmbime të rëndësishme dhe të dobishme me shefin e ri të EULEX-it, z. Barbano dhe komandantin e KFOR-it, z. Ristuccia. U diskutua për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, e cila po vazhdon, dhe nevojën urgjente që të gjitha palët të ndërmarrin hapa konkretë dhe mundësitë që organizatat tona të kontribuojnë”, ka shkruar Lajçak.