Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të enjten me Jens Plotner, këshilltarin e lartë diplomatik të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Lajçak ka njoftuar se gjatë këtij takimi të zhvilluar në Berlin, është diskutuar për vizitën e tyre të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi.
“Një takim shumë i mirë në Berlin me Jens Plotner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Diskutuam për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Very good meeting with Jens Plötner, Chief diplomatic adviser of ?? Chancellor Scholz, in Berlin. We spoke about our recent visit to the Western Balkans, as well as current developments and next steps in the normalisation process. Grateful for strong ?? support to my work. pic.twitter.com/DReQ8oBIh7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 29, 2022
Lajçak, i shoqëruar nga Plotner dhe këhsilltari I Francës, Emmanuel Bonne ka vizituar më 9 shtator Prishtinën dhe Beogradin.
Takimet e veçanta të tyre me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndodhi pas letrave që kancelari Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u kanë dërguar Kurtit dhe Vuçiqit për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.