Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Zbardhja e fatit të të pagjeturve është urgjente

Miroslav Lajçak ka thënë të enjten se është urgjente të arrihet një kompromis për targat mes Kosovës e Serbisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se zbardhja e fatit të mbi 1600 personave të pagjetur është urgjente.

Ai në një postim në Twitter, të martën, ka thënë se të gjitha familjet e personave të pagjetur, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë, meritojnë zgjidhje.

Lajçak këto deklarata i ka bërë pas vizitës së Qendrës së Dokumentimit në Prishtinë, të hënën mbrëma.

Emisari i BE-së ka ardhur në Kosovë të hënën dhe është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Sot gjatë ditës po zhvillon takime me partitë politike, kurse të mërkurën është paralajmëruar konferencë për media.

Lajçak pas Kosovës do të qëndrojë edhe në Serbi.

Image