Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të mbyllë vizitën e tij treditore në Kosovë.
Mëngjesin e sotëm është paraparë të mbahet një konferencë për media në prag të largimit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare parlamentare në selitë e tyre respektive.
Megjithatë, para se të lë përfundimisht Kosovën, Lajçak do të ndalet edhe në pjesën veriore të vendit.
Zyra e Bashkimit Evropian, por edhe ajo e Lajçak, janë rezervuar për të treguar agjendën e vizitës atje.
Në qendër të vizitës së tij ishte padyshim dialogu por edhe çështja e mbi 1600 personave të pagjetur nga lufta e fundit.
Për këtë të fundit, pati një vizitë në muzeun e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë, zhvilloi një takim në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur si dhe mori pjesë në shfaqjen e një filmi që tregon historitë e personave të pagjetur./KSP