I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar të mërkurën në mbrëmje fotografi nga një darkë e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në Twitter se diskutimi në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 13 maj.
“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë ditës së mërkurë, kancelari gjerman Olaf Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiqin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Lakçaku.
-
Lajçak takohet me Vuçiqin
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Para takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun
-
BE-ja paralajmëron takime të ndara të Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiqin për të hënën
-
Lajçaku përpiqet të sigurojë takim urgjent Kurti-Vuçiq