I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtes ka zhvilluar një rund të dytë diskutimesh me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me dialogun.
Lajçak ka shkruar në Twitter se gjatë këtij rundi pati përpjekje të sinqerta për zgjidhje evropiane dhe se bisedimet do të vazhdojnë.
“Pas një rundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. E vlerësoj presidentin Aleksandër Vuçiq për përpjekje të sinqerta për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak fillimisht e takoi vetë Vuçiqin, më pas takimit iu bashkua edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
After a second round of discussions late last night, I hope we are on the right track. I appreciate @predsednikrs sincere effort to support a European solution. Our talks will continue.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2022
-
Lajçaku takon edhe Gjuriqin, diskutojnë për dialogun
-
Lajçaku në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog
-
Lajçaku ia thekson Vuçiqit nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit
-
Vuçiq-Lajçakut: Pak hapësirë që çështjet e hapura të zgjidhen me dialog
-
Lajçak: U pajtuam me Bislimin për vazhdim dhe hapat e mëtejshëm në dialog