Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak takon ambasadorët

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim disa nga ambasadorët në Kosovë, në ditën e dytë të vizitës.

Një ditë më parë, Lajçaku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin tha se janë dakorduar “për hapat e ardhshëm në dialog”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën, Lajçaku pritet të takojë përfaqësues të opozitës.

Në këtë vizitë, Lajçaku pritet të bisedojë konkretisht për drafstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.