Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun Kosovë - Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar Francën, ku ndër të tjera është takuar edhe me Emmanuel Bonnen, këshilltarin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Lajçak ka thënë se i është mirënjohës Francës për mbështetjen e fortë për dialogun dhe po ashtu për punën e tij.

“Kam mbaruar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më dërgoi në Paris. Pata takime shumë të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.