I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se është i shqetësuar me ato që i ka dëgjuar të enjten, në takim me përfaqësues serbë në veri të vendit.
Ai shkroi në Twitter në mbrëmje, se ishte e rëndësishme vizita e tij në veri për të marrë njohuri mbi situatën aktuale. Lajçak tha se duhet të shmanget çdo mundësi eskalimi “dhe të përqëndrohemi plotësisht te normalizimi”.
“Ishte e rëndësishme për mua të vizioja sërish veriun e Kosovës dhe të bisedoja me bashkëbisedues të ndryshëm, që t’i fitoja përshtypjet e parë të drejtëpërdrejta mbi situatën aktuale. Ajo që dëgjova ishte shqetësuese për mua. Duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqëndrohemi tërësisht te normalizimi”, shkroi Lajçak.
Lajçak ka deklaruar gjatë vizitës në veri se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog.
I dërguari i Bashkimit Evropian të enjten është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa të premten udhëton për në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq.
-
Lajçaku thotë se me Bislimin janë pajtuar për takimin e radhës
-
Lajçaku nesër vjen në Kosovë
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e kryenegociatorëve
-
Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së Urës së Ibrit - çorientuese
-
Lajçak për masat ndaj Kosovës: Duhet të hiqen, por gjithçka varet nga diskutimet e nesërme