I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të enjten, se është urgjente të arrihet një kompromis për targat mes Kosovës e Serbisë.
Lajçaku ka shkruar në Twitter se është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje. Këtë deklaratë Lajçaku e ka bërë pas takimit të së enjtes mes grupeve punuese për targat.
“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të të grupeve punuese për targat. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak.
Më 21 prill përfundon afati 6-mujor për targa të përkohshme.
Experts of Kosovo and Serbia met in Brussels today for the 7th meeting of the WG on Licence Plates. With the deadline approaching, it’s urgent to reach a compromise to improve the freedom of movement in the region. It’s the responsibility of both parties to agree on a solution.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 7, 2022
Marrëveshja për lirinë e lëvizjes, në të cilën është rregulluar çështja e përdorimit të targave, mes Kosovës dhe Serbisë, është arritur në vitin 2011 e finalizuar më 2016. Sipas saj, targat neutrale KS do vlenin pesë vjet, e kjo periudhë përfundoi në shtator të 2021-s, kur Kosova vendosi reciprocitet.
Edhe
S’pritet që shpejt të arrihet zgjidhja e përhershme për targat
E një vendim i tillë, nxiti reagimin e serbëve, të cilët për rreth dy javë bllokuan pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Zhbllokimi i situatës u bë, pasi në Bruksel u arrit një marrëveshje e përkohshme mes Kosovës e Serbisë, e që ndër tjerash caktoi afatin prej gjashtë muajsh për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për targat.
Marrëveshja e përkohshme parasheh mbulimin e simboleve shtetërore me letra ngjitëse.