Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçaku del para Komitetit të PE-së për Punë të Jashtme

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka njoftuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme mbi zhvillimet në Kosovë dhe Serbi.

Ai i ka informuar për marrëveshjen për targat dhe rrugën përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot iu adresova anëtarëve të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme për një përditësim mbi dialogun. I informova për marrëveshjen e javës së kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Falënderues për mbështetjen e rëndësishme për punën time”, ka shkruar ai në Twitter.

Më 23 nëntor, në Bruksel është arritur dakordimi për targat ku palët janë pajtuar që Serbia të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.