Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues të grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë kanë treguar për diskriminim që po u bëhet për licencimin si biokimist klinik.
Përfaqësuesi i këtij grupi, Astrit Zekolli tha se 100 persona kanë përfunduar shkollimin dhe deri vonë nuk kanë pasur as licencë për punë.
"Në vitin 2012 kanë përfunduar pesë modulet dhe licencimet, por Ministria e Shëndetësisë asnjëherë nuk është marrë me ne. Shkollimin e kemi prej 420 kredive, të drejtë të punës nuk kemi. Jemi 100 persona, i kemi mbledhur 50 nënshkrime. I kam katër kërkesa që ia kam dërguar ministrit, por nuk është përgjigjur. Jemi detyruar t'iu drejtohemi juve", ka thënë ai.
Anëtari i komisionit Shemsedin Dreshaj tha se Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet ta zgjidhin këtë çështje. Po ashtu, në këtë Komision po paraqesin kërkesat e tyre, sindikatat e nëpunësve të shtetit të viteve ‘90-ta.
Ndue Kalaj nga Sindikata e Administratës Publike, tha se Ligji për Skemat Sociale nuk po përcakton statusin e të përndjekurit politik të viteve ‘90-ta.
“Nuk e kishim besuar që një shtet i Kosovës të mos zgjidhë problemet e punëtorëve të përndjekur te viteve ‘90-ta. Një ndër ligjet që na ka dëmtuar ka qenë Ligji për marrëdhëniet e Punës në kushte të jashtëzakonshme, i cili ishte nxjerr në Beograd. Fatalitet tjetër kanë qenë edhe masat e përkohshme në Kosovë. 99 për qind te kosovarëve janë larguar nga puna në baza politike e nacionale dhe në kundërshtim me konventën 111”, ka thënë ai./KSP
-
Biokimistët kundërshtojnë specializimin e farmacistëve në Biokimi Klinike
-
MSH-ja tash e dy vjet pa konkurs për specializim të mjekëve
-
Studentë të Mjekësisë vrapojnë pas profesorëve për të kompletuar dosjet
-
Specializantët e Psikologjisë Klinike ankohen për kushte shtesë para provimit final
-
IKD: Bashkimi i ministrive të Mirëqenies Sociale dhe të Financave me pasoja serioze