Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi të mërkurën mban seancën e radhës

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancën e radhe plenare, me fillim nga ora 11:00.

Përveç shqyrtimit të disa projektligjeve, në këtë seancë pritet të ketë edhe deklarime jashtë dite e pyetje parlamentare.

Seanca e re plenare për ditën e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit. 

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Edhe Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës Arbëri Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Edhe Kuvendi mban nesër seancë plenare Arbëri Kuvendi mban nesër seancë plenare

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.​