Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në vazhdimin e seancës plenare ku në rend dite është edhe debati mbi situatën e sigurisë në Kosovë.
Sipas njoftimit, seanca do të nis nga ora 10:00.
Në rend dite janë 14 pika të cilat presin shqyrtim.
Rendi i ditës:
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
Edhe
Kuvendi vazhdon sot seancën, diskutohet për sigurinë në vend
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi,
Edhe
Kuvendi vazhdon sot seancën plenare
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Edhe
Kuvendi sot mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosova për Garanci Kreditore,
17. Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.