Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për mbajtjen ose organizimin e ndonjë seance për ditën e sotme, 16.08.2026.
Siç thuhet në reagimin e Kuvendit të Kosovës, mungesa e këtij njoftimi dhe rrjedhimisht mosorganizimi i mbajtjes së seancës nuk përbën vendim politik e as nuk paraqet qëndrim të Administratës se Kuvendit.
“Për datën 16 gusht 2026, Administratës së Kuvendit nuk i është komunikuar njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance. Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative, teknike dhe logjistike për organizimin e një seance të tillë. Mungesa e këtij njoftimi nuk përbën vendim politik dhe nuk paraqet qëndrim të Administratës së Kuvendit lidhur me qëndrimet apo iniciativat e deputetëve dhe grupeve parlamentare”, thuhet në reagimin në Facebook.
Gjithashtu thuhet se kur ka komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje “administrata e Kuvendit do të ndërmarrë veprimet përkatëse dhe do të sigurojë mbështetjen administrative, teknike dhe logjistike në kuadër të kompetencave të saj”.
Edhe sot, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës bashkë me ata të Aleancës, kanë shkuar në objektin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.
Deri tash deputetët janë ftuar dy herë për ta konstituuar legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Edhe
Dështon zgjedhja e presidentit. Rasti në Kushtetuese
Deputetët e kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për ta propozuar kryeparlamentarin, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në foltore dhe refuzimin për ta dhënë propozimin e ka arsyetuar me faktin që ende nuk ka marrëveshje me partitë politike për presidentin.
Sipas Kurtit Kuvendi nuk bën të konstituohet pa këtë marrëveshje, meqë në të kundërtën do të konsumohej edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe do të imponoheshin zgjedhjet e serishme të parakohshme.
-
Ekspozita për masakrat që cenon historinë s’ka vend në shesh
-
Ekspozitë me pasaktësi për masakra - Kuvendi e financoi pa e verifikuar
-
PDK-ja e AAK-ja i bëjnë thirrje Deharit ta thërrasë seancën, thonë se “është zaptuar rendi demokratik”
-
Haxhiu shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi i gabuar dhe i pamatur