Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër seancë të re plenare, që ka në rend dite 7 pika.
Seanca planifikohet të nisë në orën 10:00.
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, janë dy pikat e zakonshme për seancën e re.
E pas këtyre, Kuvendi synon shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, më pas formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimin për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish - Fabrika e tjegullave, vendimin për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, si dhe në fund caktimin e Ditës së Gjenocidit.
Kuvendi sot ka dështuar të mbajë seancë për shkak mungesës së kuorumit.
-
Kuvendi synon nesër votimin për formimin e Komisionit për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb
-
Kuvendi pritet të votojë Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë
-
Të enjten vazhdim i seancës plenare për pika të papërfunduara
-
Kuvendi sot shqyrton pikat e papërfunduara në pesë seanca plenare
-
Kuvendi mblidhet të mërkurën, shqyrton pikat e papërfunduara në pesë seanca