Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja do të mbahet nga ora 9:00.
Pikë e rendit të ditës është përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
U.d. e presidentes Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës më 22 mars.
Seanca do të mbahet në ora 10:00, ndërsa është thënë se përgatitjet për mbajtjen do të kryhen konform procedurave në fuqi.