Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të marteb në orën 14:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës ku pritet të caktohet data e seancës së re të legjislativit.
Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
-
Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
-
Kuvendi u rikthehet punimeve, Kryesia mblidhet të hënën për caktim seance
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton për funksionalizimin e trupave punuese
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
-
Më 27 prill seancë për votimin e “çështjeve të rëndësishme” para zgjedhjeve të mundshme