Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi në seancë, opozita shqiptare në protestë

Foto: Reuters

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike edhe në Shqipëri.

Mazhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD, ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare, transmeton Ora News.

Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.

Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.

Image