Ditën e sotme Parlamenti do të mblidhet në seancën e radhës plenare në orën 10.00. Ashtu siç ka ndodhur edhe në herët e kaluara, opozita ka planifikuar zhvillimin e protestës, e cila pritet të nisë gjysmë ore para nisjes së seancës.
Mësohet se me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.
Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.
Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.
Siç transmeton "Shqip", peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.
Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.
Edhe
Opozita në Shqipëri sot proteston sërish
Në seancën plenare të ditës së sotme pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër, e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.
{gallery}