Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi kërkon veprimin e drejtorive të komunës së Pejës për pronat e uzurpuara

Në një seancë të jashtëzakonshme që është mbajtur të mërkurën, Kuvendi Komunal ka shqyrtuar problemin e uzurpimeve dhe shfrytëzimin joligjor të hapësirave publike në territorin e Komunës së Pejës, në veçanti në zonën e qendrës së qytetit.

Kjo seancë ishte iniciuar nga këshilltari i subjektit Nisma Socialdemokrate në Pejë, Gëzon Berisha, dhe nga këshilltari i Alternativës, Reshat Nurboja, e cila iniciativë ishte përkrahur edhe nga këshilltarët e AAK-së, PDK-së dhe LVV-së, por jo edhe nga këshilltarët e LDK-së. Fillimisht këshilltari i Alternativës, Reshat Nurboja, në formë elektronike ka prezantuar dukjet e shesheve të qytetit në periudhën e paraluftës dhe tash pas luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita kërkon të dhëna për pronat e uzurpuara

Nurboja tha se uzurpimi i hapësirave publike është një fenomen që është shfaqur pas luftës, që nga fshati Bogë në Rugovë e deri në fshatrat e tjera në rrafshin e Pejës.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)