Parlamenti i Shqipërisë të enjten ia ka hequr imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha, që akuzohet për korrupsion.
Ligjvënësit opozitarë kanë bojkotuar votimin dhe janë përpjekur të bllokonin votimin duke hedhur flakadanë.
75 deputetë nga 140 në total, votuan pro që t’i hiqet imuniteti. Ky votim i hap rrugë kërkesës së Prokurorisë që të arrestojë Berishën.
79-vjeçari Berisha akuzohet për korrupsion. Ai akuzohet se ka abuzuar postin si kryeministër me miratime të akteve nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore.