Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën kundër vendimit të Metës për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve

Me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime është votuar në Parlamentin e Shqipërisë rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndër të tjera në rezolutën e miratuar me votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe disa prej deputetëve të ‘opozitës së re’ thuhet: “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”

Rezoluta u votua pas 5 orësh debat nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama tha sot nga foltorja e Parlamentit se me vendimin e tij, Ilir Meta, i ka kaluar të gjitha kompetencat ndërsa nuk kurseu as akuzat.

“Ky Kuvend sot duhet tu drejtohej me një rezolutë të gjithë atyre shteteve për çeljen e negociatave. Por ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal të papërgjegjshëm të Ilir Metës. E pyes veten… Çfarë kërkon Meta më shumë nga Shqipëria? I cili pa mbushur 50 vjeç e ka bërë si askënd si askush në tjetër në histori”, tha Rama.

Rama tha se socialistët nuk do të tërhiqen nga 30 qershori.

Edhe Meta e konsideron të jashtëligjshëm vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor Arbëri Meta e konsideron të jashtëligjshëm vendimin e Kolegjit Zgjedhor: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor

“Nuk ka asnjë që na tund nga 30 qershori jemi detyruar ta pranojmë si të keqen më të vogël për demokracinë e re zgjedhjen e gabuar të kundërshtarëve tanë për të na lënë në garën vendore me një kandidat në pjesën më të madhe të bashkive”, deklaroi ai.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditë më parë ka anuluar zgjedhjet që janë paraparë të mbahen më 30 qershor./TCh/