Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, ku implikohet UÇK-ja.
Ky komision nisi me iniciativën e kreut të Grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe do të marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ngritura në rezolutën e Këshillit të Evropës, bazuar në raportin e senatorit Dick Marty, njofton Tch.
Balla, foli nga foltorja e Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të hetojë akuzat e raportit të Dick Marty, sipas të cilit në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të luftës së UÇK-së në Kosovë.
“Komisioni duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda 3 muajve. Komisionit duhet t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar. Komisioni duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për çështjet”, thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit për ngritjen e komisionit.
-
Projektrezolutë në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë
-
Komisioni i Kuvendit të Shqipërisë mblidhet për të diskutuar Raportin e Dick Martyt
-
Kuvendi i Shqipërisë me 85 vota pro miraton Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Martyt
-
Dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt për burgjet e UÇK-së
-
Kërkohet ngritja e komisionit hetimor për burgjet e supozuara të UÇK-së në veri të Shqipërisë