Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Serbisë me seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me Kosovën. Seanca do të mbahet më 22 qershor dhe në të do të raportojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur kryeparlamentari i këtij vendi, Ivica Daçiq, përcjell b92.net të mërkurën.

Sipas Daçiqit, Vuçiqi do të informojë deputetët me gjitha detajet e procesit të deritashëm të dialogut Kosovë – Serbi.

Kjo seancë do të mbahet një javë pas takimit të parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit.

Takimi do të mbahet në Bruksel më 15 qershor.