Kuvendi Komunal i Prishtinës parashihet të mbajë seancë më 28 prill, ku në rend dite është shqyrtimi i subvencionimit të ndërmarrjes “Prishtina Parking” me vlerë 700 mijë euro.
KOHA ka mësuar se ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”, Amir Kozmaqi, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ndërmarrja të ndihmohet me një subvencionim urgjent prej 700 mijë euro. Ai ka përmendur, në një letër dërguar kryetarit të Prishtinës, borxhe prej 900 mijë euro.
Kozmaqi në letër ka thënë se ndërmarrja mori goditje nga vendimi i Gjykatës Supreme të majit të vitit të kaluar, e cila shpalli pjesërisht të paligjshme rregulloren e “Prishtina Parking”, duke i cilësuar gjobat dhe bllokimin e automjeteve si të paligjshme.
Kozmaqi në letër ka thënë se për pesë muaj ndërmarrja s’ka qenë në gjendje të inkasonte të hyra.
Nga nëntori i vitit të kaluar gjoba për personat që parkojnë vetura në parkingjet publike e nuk paguajnë tarifën për parkim, e shqipton Inspektorati komunal i Prishtinës.
-
Prishtina Parking në krizë të thellë, i kërkon komunës 700 mijë euro ndihmë
-
Asambleja i thotë “jo” 100 mijë eurove për “Prishtina Parkingun”
-
Pas disa muajsh vonesë miratohet buxheti 151 milionë eurosh i Prishtinës për 2026-n
-
Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin për vitin 2026
-
Kritikohet propozimi për taksë 1 euro për hyrje në Prishtinë